Statuti i “Trepçës” do të hartohet sa më shpejt

Aktuale

Statuti i “Trepçës” do të hartohet sa më shpejt

Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:26
Foto nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se me Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës” janë dakorduar për hartimin e statutit të kësaj ndërmarrjeje.

Haradinaj përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka shprehur përkushtimin e ekzekutivit për ringjalljen e “Trepçës”.

“Me Bordin Mbikëqyrës të Trepçës u dakorduam për hapat e mëtejmë të konsolidimit të menaxhmentit dhe për hartimin sa më të shpejt të statutit të “Trepçës”. Qeveria është e përkushtuar që Trepça të ringjallet dhe të kthehet në shërbim të zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat