FSK vazhdon ushtrimet fushore ‘Shqiponja 6’

Aktuale

FSK vazhdon ushtrimet fushore ‘Shqiponja 6’

Më: 11 maj 2018 Në ora: 07:38
Ushtrimi Fushor i FSK-së ‘Shqiponja 6’

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon ditën e mediave dhe vizitën e VIP-ve në teren ku po mbahet Ushtrimi Fushor i FSK-së ‘Shqiponja 6’.

Në ditën e VIP-ve, në ditën mediale  të ushtrimin fushor “Shqiponja 6” pritet ta vizitojnë personalitete të larta shtetërore, atashe ushtarak dhe përfaqësues  nga shtet pjesëmarrëse, ambasadorë, Ministri i FSK-së, Komandanti i FSK-së, Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas gjeneralmajor Timothy Orr, Komandanti i KFOR-it,  kryetar të komunave pjesëmarrëse në ushtrim dhe  drejtues të agjencive të  emergjencave të Kosovës.

Pjesëmarrës në ushtrim janë Agjencitë e  Sigurisë dhe Emergjencave të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe  Kryqi i Kuq i Kosovës.

Përfaqësuesit e shteteve partnere pjesëmarrëse në ushtrim janë Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane  për Evropë, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i ZI dhe KFOR-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat