Edhe dy muaj paraburgim për aktivistët e SKV-së

Aktuale

Edhe dy muaj paraburgim për aktivistët e SKV-së

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:28
Momenti i arrestimit të Aktivistëve të SKV-së

Aktivistëve Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj.

SKV përmes një komunikate për media bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve nga paraburgimi dhe kërkon ndaljen e këtij persekutimi politik ndaj studentëve që refuzojnë të nënshtrohen ndaj, siç thuhet, padrejtësive në Republikë e brenda Universitetit.

“Shteti i kapur po mban padrejtësisht në burg aktivistët që paraprakisht i kishte arrestuar teksa po kremtonin përvjetorin e 8 të SKV-së duke i rrahur e maltretuar edhe brenda stacionit të Policisë. Vendi i studentëve është Universiteti dhe jo burgu. Atje duhet të shkojnë të gjithë ata që cenojnë vendin dhe rrahin studentin”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat