Ahmeti: Kosova dhe IOWA, të përbashkët kanë mikpritjen

Aktuale

Ahmeti: Kosova dhe IOWA, të përbashkët kanë mikpritjen

Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:33
Shpend Ahmeti pas takimit me një delegacion nga kryeqyteti i IOWA-s

Prishtina dhe kryeqyteti i IOWA-s De Moines, së shpejti do ta formalizojnë binjakëzimin.

Kështu tha kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, pas një takimi që kishte me një delegacion nga kryeqyteti i IOWA-s, e të cilët ishin anëtarë të komisionit për binjakëzim të qyteteve.

Ahmeti  me këtë rast falënderoi shtetin e IOWA-s,  për ndihmën e dhënë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa u shpreh i lumtur për binjakëzimin me kryeqytetin e IOWA-s, i cili do të bëhet së shpejti.

Ahmeti: Jam i lumtur që do të formalizojmë binjakëzimin me kryeqytetin e IOWA

“Do të shkëmbejmë përvojat. Unë jam  sot shumë i lumtur, që shumë shpejt do ta formalizojmë binjakëzimin me kryeqytetin e IOWA-s. Zakonisht në këto binjakëzime shkojnë me qytetet me komunat të cilat janë të ngjashme për ka madhësia. Po ashtu që kanë tipare, karakteristika të ngjashme.  Një send që edhe konsulli  jonë vazhdimisht na ka tregu është ajo që në qoftë se ka një gjë të përbashkët mes Kosovës dhe IOWA-s, është mikpritja, që këto dy vende kanë”, tha ai.

Ndërsa Darlen Blake nga IOWA, tha se marrëdhënia mes dy kryeqyteteve mund të jetë e dobishme.

Blake: Po shqyrtojmë mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve

“Ne jemi këtu, siç e tha kryetari juaj, për të shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve, që janë rritur dhe zhvilluar nga programet e shteteve tona motra,  gjatë gjithë këtyre viteve. Dhe kështu duket e natyrshme që kjo të jetë një zgjerim mes kryeqyteteve tona. Dhe ky është procesi që ne po shohim tani. Ne mendojmë se marrëdhënia midis qyteteve tona, mund të jetë reciprokisht e dobishme. Ne kemi shumë njohuri dhe ekspertizë dhe ne jemi më shumë se të gatshëm t’i ndajmë ato me ju dhe mendoj se do ta gjeni këtë në popullin e Iowa-s. Ne jemi shumë të ngjashëm me popullin e Kosovës, ne duam të japim, e duam miqësinë, mirëpresim njerëzit dhe kështu kemi shumë për të ndarë me njëri-tjetrin. Por gjithashtu, dua që ju të dini se keni ju shumë për të na dhënë, keni freskinë e mendimit, mendimin inovativ, vendosmërinë për të ndërtuar një vend nga e para dhe për ta bërë atë të mrekullueshëm siç është aktualisht brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, është me të vërtetë e mahnitshme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat