Sistem i ri për eksportimin e mallrave nga Kosova në Zvicër dhe Norvegji

Aktuale

Sistem i ri për eksportimin e mallrave nga Kosova në Zvicër dhe Norvegji

Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP (General System of Preferences) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia.

Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e qe me pastaj ta kenë mundësinë qe për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media, ka njoftur se periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë)  në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas deri me 30 Qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitoj nga preferencat e Sistemit GSP pa qenë i regjistruar.

Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave,  të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem.

Pas regjistrimit do prodhuesit/eksportuesit do të marrin numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosin te deklarimi fatural.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat