Sot inaugurohet ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale

Sot inaugurohet ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 10 maj 2018 Në ora: 09:06
Behgjet Pacolli

Gjatë ditës së sotme do të inaugurohet ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu ka bërë të ditur dje Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Pas lindjes së largët, sot arrita në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nesër do të të bëjmë inaugurimin e ambasadës së Republikës së Kosovës në këtë shtet të fuqishëm”, kishte shkruar Pacolli.

Kryediplomati tutje ka vlerësuar se prania e Kosovës nëpër botë po shtohet, ashtu siç po rriten edhe mundësitë e zhvillimit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat