Rrecaj beson se të akuzuarit nga Specialja do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë

Aktuale

Rrecaj beson se të akuzuarit nga Specialja do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 23:07
Tahir Rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj konsideron se Kosova nuk ka nevojë për ndihmën e EULEX-it për arrestimin e personave, të cilët eventualisht do të kërkoheshin nga Gjykata Speciale e Hagës.

Rrecaj, duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka kapacitete të arrestojë personat e akuzuar nga Specialja, të çfarëdo profili qofshin ata.

“Ne kemi një përvojë jashtëzakonisht të mirë të gjykimit të rasteve për krime lufte. Kemi rastin e zotit Haradinaj qe vet është lajmëruar. Kemi edhe rastin e Fatmir Limajt. Pastaj kemi rastin e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut e të tjerëve. Të  gjithë kanë bashkëpunuar në mënyrë vullnetare me organet e drejtësisë dhe asnjë seancë nuk është shtyrë për shkak të mungesës së tyre”, tha ai.

Rrecaj tha se bashkëpunimi i tyre me organet e drejtësisë  ka qenë një shembull dhe që na bën optimist edhe për të ardhmen.

“Unë besoj se të gjithë ata persona, të çfarëdo profili qofshin, e që do të jenë subjekt i akuzave për krime të luftës në Hagë, do të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe me Gjykatën Speciale.  Kështu janë deklaruar edhe të gjithë liderët institucionalë”, tha Rrecaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat