Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka identitet evropian dhe i përket familjes së madhe evropiane.
Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në vlerat e përbashkëta evropiane dhe se integrimi i Kosovës në BE është i paalternativë.
"Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nëpërmjet rrjetit social, kryeministri ka uruar edhe dramaturgun Jeton Neziraj, për çmimin ‘Europiani i Vitit’.