Veseli: Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij

Aktuale

Veseli: Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij

Më: 9 maj 2018 Në ora: 16:15
Kadri Veseli

Me rastin e ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një shkrimi në facebook ka theksuar se qytetarët e Kosovës besojnë tek Evropa  dhe e ardhja quhet interim I plotë në strukturat e Bashkimit Evropian.

Veseli tutje ka theksuar se presim që së shpejti ta  kemi vendimin për liberalizimin e vizave.

Më poshtë mund te lexoni statusin e plotë:

Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Europa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë europian. Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij. Kjo e ardhme quhet - integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Europian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euro-atlantik. Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat