Arifi: I varfër është ai shtet që sportin e sheh kërcënim

Aktuale

Arifi: I varfër është ai shtet që sportin e sheh kërcënim

Më: 9 maj 2018 Në ora: 11:52
Avni Arifi

Avni Arifi, shef i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se është absurd arsyetimi i Serbisë për ndalimin e hyrjes së karateistëve nga Kosova në Merdare.

Arifi përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i varfër në mendësi shteti që sportin e sheh kërcënim dhe vendos policinë përballë tij.

“Arsyetimi i shtetit Serb për ndalimin e karateistëve të Kosovës për pjesëmarrjen në Kampionatin e Europian është absurd. Nuk ?shtë hera e parë që këto autoritete përdorin argumente banale që më shumë ngjajn? në argumente cirkusantësh se sa në argumente shtetërore. I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh si kërcënim dhe vendos policinë përball tyre. Kosova dhe sportistët e saj nuk ndalen nga regjimet e tilla. Kosova e ka mbijetu kercënimin, rrethimin, ndalimin dhe është sot shtet i lirë dhe i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, pavarësisht refuzimit që hapur po e manifeston Serbia”, ka shkruar ai.

Në fund, Arifi ka shtuar se Kosova ka përbrendësuar dhe jeton me vlerat evropiane.

Përmes një njoftimi për media, e ashtuquajtura Zyrë e Serbisë për Koosvën, ka njoftuar se arsye e ndalimit ishin simbolet shtetërore të Kosovës, të cilat kjo zyrë i quan “të rrejshme”, si dhe paralajmërimi i vonuar për pjesëmarrje.

Kombëtarja e karatesë së Kosovës do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë. Mirëpo, ekspedita u kthye në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat