Thaçi për ndalimin e karateistëve: Serbia po e politizon sportin

Aktuale

Thaçi për ndalimin e karateistëve: Serbia po e politizon sportin

Më: 9 maj 2018 Në ora: 10:03
Ndalimi i karatisteve

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur të papranueshëm, ndalimin e karateistëve kosovarë nga Serbia në Merdare.

Thaçi ka thënë se ky veprim është kundër frymës sportive dhe se Serbia me këto sjellje po e politizon edhe sportin.

 “Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar ai.

“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka përfunduar Presidenti Thaçi

Këtë veprim të Serbisë pak më parë e ka dënuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesja e Kosovës duhej të ishte pjesë në Evropianin që mbahet në Novi Sad, por një gjë e tillë u pamundësua nga Serbia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat