?Po fillon një kapitull i ri midis Kosovës dhe Iowas

Aktuale

?Po fillon një kapitull i ri midis Kosovës dhe Iowas

Më: 8 maj 2018 Në ora: 10:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

(E plotësuar) - Pas fjalës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka vazhduar takimi i delegacionit nga Iowa e SHBA-së me anëtarë të komisioneve të Kuvendit.

Një nga drejtuesit e delegacionit amerikan, Zach Nunn, përfaqësues në Komitetin për Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Ioëa State Capital, tha se po fillon një kapitull i ri midis Kosovës dhe Ioëa.

Ai shtoi se qytetarët e Iowas në fushën e sigurisë kanë ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e problemeve të saj. Nunn shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes Ioëa dhe Kosovës të jetë i përhershëm.

“Është mirë të shoh se sa keni përparuar. Ne dëshirojmë të jemi partner i juaji dhe pjesë e kapitullit tuaj të ri, jo vetëm për 10 vjetët e ardhshëm, por për tërë jetën. Kosova ka bërë partneritet me ne, kemi edhe konsullatën tuaj atje. Kjo ka vendosur marrëdhënie edhe më të forta”, theksoi Nunn, njofton kumtesa për media.

Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, tha se Kosova ka qenë pjesë e bashkëpunimit me Ioëan edhe më përpara se të fillojë partneriteti në mars të vitit 2011. Ai shprehu kënaqësinë që ka pasur rastin të jetë në Kosovë që nga paslufta.

Ai tha se për shtatë vite të partneritetit dhe bashkëpunimit me FSK-në, është ecur shumë përpara. Partneritetin me Kosovën, Orr e konsideroi më të mirin nga 77 partneritete sa ka Iowa në gjithë botën.   

“Zemra ime do t’i takojë çdo herë Kosovës. Kjo është shtëpia ime e dytë”, theksoi gjenerali Orr.

Në vazhdim të takimit, të cilin e drejtoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fjalën e mori kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani, i cili evokoi kujtime nga koha e luftës, përkatësisht masakra e Dubravës e vitit 1999.

Ai tha se tani po bëhen përpjekje për të ndërtuar dhe zhvilluar vendin, ndërsa mbështetja amerikane dhe veçanërisht e Ioëas, sipas tij, është shumë e rëndësishme.

Hasani tha se nëse në luftë qëllimi ishte liria, tani synim kryesor i gjithë spektrit politik është zhvillimi i mëtejmë i shtetit dhe integrimi në strukturat euro-atlantike.

Deputeti Dukagjin Gorani, u tha mysafirëve amerikanë se kjo është shtëpia e tyre e dytë, ndërsa Kosova po përpiqet që të bëhet model i së ardhmes. Gorani tha se është e vështirë të artikulohet mirënjohja për SHBA-të.

Ai tha se ajo çfarë Kosova ka mësuar nga SHBA është se kërkesa dhe nevoja për liri është tejet e çmueshme.

“Është kënaqësi t’ju shohim në Prishtinë, duke parë që kemi miq nga jashtë që mendojnë për ne”, theksoi Dukagjin Gorani.  

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu adresua edhe deputeti Ismet Beqiri, i cili theksoi përkushtimin për vazhdimin e ndërtimit të marrëdhënieve miqësore me SHBA-të.

Ai tha se historia e lidhjeve me Amerikën e bën bashkë gjithë spektrin politik të Kosovës. Beqiri kujtoi maksimën e ish-presidentit Rugova se “Kosova do të ketë miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Deputeti Milaim Zeka falënderoi në mënyrë të veçantë pilotët e NATO-s, duke i quajtur heronj t gjallë, të cilët më 1999 bombarduan sistemin e Milosheviqit. Ai tha se SHBA-ja dhe perëndimi kanë ruajtur substancën biologjike të popullit të Kosovës.

Zeka shtoi populli ynë është i vogël por i ka dhënë Amerikës dhe botës emra të mëdhenj.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, theksoi se Kosova është një shtet i cili mbështet fuqishëm SHBA-në.

Në vazhdim ai foli për sistemin e arsimit në Kosovë, duke theksuar nevojën e rritjes së kualitetit në këtë sektor, e cila, sipas tij, do të ndikonte edhe në uljen e papunësisë.  

Në takim folën edhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit nga Ioëa, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për arritjet e Kosovës në shumë fusha, ndërsa konfirmuan vazhdimin e mbështetjes së vendit të tyre për Kosovën edhe në të ardhmen.

Kosova e Iowa do të kenë miqësi të përhershme

Kosova dhe shteti i Iowas do të mbeten përherë partnere mes vete, sepse arritjen e lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës janë kontribut i shtetit të Iowas, por edhe SHBA-së në përgjithësi.

Kështu tha, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me një delegacion të lartë nga shteti i Iowas, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn.

Kreu i legjislativit kosovar, duke folur për rrugëtimin e Kosovës, theksoi se historia që sjell 17 shkurti i vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi për popullin e Kosovës. Kjo pasi sipas tij, janë me shumë se 100 vjet përpjekje e brezave për liri e pavarësi.

Veseli tha se kjo epokë tani i takon së kaluarës, asaj që mbetet frymëzim dhe kujtim për ta, sepse tani shteti i Kosovës tash është realitet.

Veseli: Kosova po ndërton  të ardhmen me miqtë ndërkombëtarë

“Kosova këtë vit ka mbushur një dekadë pavarësi dhe dy dekada liri. Për këto 20 vjet shteti ynë ka bërë hapa gjigant në konsolidimin e vet, ka ndërtuar institucione të qëndrueshme, ka ndërtuar nga e para këtë tokë, me rrugë nga më modernet në rajon, me qindra shkolla të reja, me një polici shembull, e një forcë ushtarake shumë profesionale, janë hapur fabrika dhe po ndërton gradualisht një shtet ligjor ku secili qytetar është i barabartë. Të gjitha këto që nuk janë vetëm meritë e jona, janë kontribut edhe i miqve tanë ndërkombëtarë, është kontribut i secilit prej jush”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit shtoi se Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe atdhedashurinë e qytetarëve amerikan.

Ndërsa, kryesuesi i delegacionit të shtetit të Iowas, Zach Nunn, përfaqësues në Komitet për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Iowa State Capital, tha se kanë ardhur në Kosovë me plotë dëshirë, derisa ndjehen mirë të shohin se sa ka përparuar Kosova.

Ai konfirmoj mbështetjen e Iowas për Kosovën sepse dëshirojnë që të jenë në miqësi të përhershme me Kosovën.

Nunn: Duam të kemi miqësi e përjetshme mes Kosovës dhe Iowas

“Këtë vit keni festuar dhjetë vjetorin e pavarësisë dhe ne dëshirojmë të jemi partner i juaji, të jemi pjesë e kapitullit tuaj të ri, jo për dhjetë vitet e ardhshme, por tërë jetën që të jetë një miqësi e përjetshme mes Kosovës dhe Iowas. Kosova ka partneritet me ne dhe kemi edhe konsullatën e juaj në shtetin tonë dhe kjo i ka vendosur marrëdhëniet në një shkallë të re. Partneriteti të cilin e kemi në nivel politik do të thotë do ta shtyjmë ndërtimin e marrëdhënieve miqësore. Janë këto marrëdhënie të cilat edhe gjenerali Orr ka kontribuar, ka punuar me FSK-në, keni partneritet me gardën tonë kombëtare”, theksoi Nunn.

Nunn shtoi se nëse e marrin përqindjen e popullsisë së SHBA-së, atëherë qytetarët e Iowes kanë qenë me numrin më të madh të pjesëmarrësve në ushtrinë të cilët kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Për më tepër, Nunn theksoi se kanë sjellë me ta edhe mundësitë për të investuar në biznese për rritjen e mirëqenies, për ngritjen e shpirtit të komunitetit dhe lidershipit në nivelin lokal.   

Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, u shpreh falënderues për bashkëpunimin që kanë pasur deri me tani dhe të cilin do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen. Madje, Orr tha se Kosova është shtëpia e dytë e tij.

Veseli: Miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në takimin me delegacionin amerikan nga Iowa, ka thënë se Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë amerikane dhe se miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme.

Në fjalën e tij para mbi 50 mysafirëve amerikanë, Veseli ka bërë një rezyme të dhjetë vjetëve të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Në këtë sallë, para 10 vjetësh, Kosova, shtëpia juaj e dytë, shpalli pavarësinë. Historia që e sjellë 17 Shkurtin e vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi. Janë më shumë se 100 vjet përpjekje e brezave, për liri dhe pavarësi. Një ideal që nuk u shua nga asgjë. Por, kjo epokë i takon së kaluarës, asaj që mbetet kujtim dhe frymëzim për ne. Shteti i Kosovës tash është realitet”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se Kosova këtë vit ka mbushur një dekadë pavarësi dhe dy dekada liri, periudhë kjo gjatë të cilës shteti ynë ka bërë hapa gjigantë në konsolidimin e vet: ka ndërtuar institucione të qëndrueshme, ka ndërtuar nga e para këtë tokë, me rrugë nga më modernet në rajon, me qindra shkolla të reja, me një polici shembull, me një forcë ushtarake shumë profesionale, janë hapur fabrika dhe po ndërton gradualisht një shtet ligjor, ku secili qytetar është i barabartë.

Krejt këto dhe shumë të tjera, shtoi Veseli, nuk janë vetëm meritë e vendorëve, por janë kontribut i gjithë miqve ndërkombëtarë.

“Është kontribut i veçantë edhe i secilit prej jush që na keni ndihmuar për një arsim më cilësor, një ushtri më profesionale, për avancim të bujqësisë e kulturës. Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë tuaj. Ne jemi shtete mike tash e 10 vjet, prej se kur Kosova është shtet, dhe do të jemi për jetë e mot. Për ta ndihmuar njëri-tjetrin, për ta forcuar çdo vit e më shumë lidhjet tona. Zoti e bekoftë Amerikën, Iowen dhe Kosovën”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Delegacioni amerikan kryesohet nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat