Vuçiq: Në vitin 2011 me duar tona e kemi vulosur pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Vuçiq: Në vitin 2011 me duar tona e kemi vulosur pavarësinë e Kosovës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 11:01
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se nuk është i gatshëm ta dorëzojë Kosovën për “asgjë”, por se e di që çfarëdo të jetë zgjidhja, kjo do të jetë edhe fundi i karrierës së tij në politike, sepse serbët kurrë nuk do të falin për ardhmërinë e tyre më të mirë.

“Serbët janë të tillë. Serbët kurrë nuk do të falin për ardhmërinë e tyre më të mirë dhe paqe. Pra, në Serbi festohen vetëm disfatat dhe luftërat”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”.

Ai ka thënë se shpreson për zgjidhje të problemit të Kosovës, por, siç thotë, së pari dëshiron të sheh se çfarë mund të fitojë Serbia, “edhe në kuptimin territorial”. Mirëpo, situatën e përgjithshme e vlerëson si “tmerrësisht të vështirë”.

“Nëse e marrim ndonjë ofertë nga bota e cila do të jetë vetëm për një nuancë në e mirë se deri tani, ky do të jetë sukses i madh. Megjithëse ne edhe më tutje do të jemi të pakënaqur. Sepse të gjithë e mbajnë Kosovën në zemër”, thotë Vuçiq.

Ai thekson se serbët duhet të jenë realë dhe të shohin se sa kanë kontribuar për disfata të tyre.

“Dhe duhet të kuptojmë mirë se nuk do të jemi të lumtur me asnjë zgjidhje. Edhe me zgjidhjen më të mirë për të cilën ëndërrojmë do të jemi të zhgënjyer sepse jemi joreal, a edhe se nuk kemi mësuar se populli nuk do të kuptoj se në çfarë pozite ka qenë Serbia kur kemi marrë ta udhëheqim”.

“Është fakt se në Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Klinë… nuk ka serb, dhe se në Prizren ka aq serb sa janë të lidhur me kishën, ndërsa në Gjilan janë nja 40-50 familje.

I pyetur se a do të thotë kjo se çka na nevojitet territori nëse atje nuk ka njerëz, kryetari serb thotë “ne atje nuk e kontrollojmë as territorin”.

“Duhet të kuptojmë se cila është gjendja. Nuk dua të flas për padrejtësitë të cilat na i ka bërë bota, sepse dua të bisedojë me popullin tonë. Nuk dua të bisedojë për të gjitha ato standarde të dyfishta dhe gënjeshtra të cilat vijnë nga bota”.

Ai ka përkujtuar se” tashmë prej vitit 2008 e kemi Kosovën e pavarur, dhe se, në vitin 2011 vet e kemi vënë vulën dhe dyllin në të, e tani bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

Ai ka përsëritur se deri te normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Prishtinën, gjegjësisht deri te nënshkrimi i marrëveshjes juridikisht detyruese do të vijë në gjashtë muajt e ardhshme deri në një vit, dhe në pyetje se a është në interes të Serbisë që t’i lejohet Kosovës anëtarësimi në KB, Vuçiq thotë:

“Ajo çfarë do të thotë, është pikëpyetje. Ekzistojnë disa variante. Të shohim se çfarë do të fitojë Serbia. Kjo është çështje e bisedimeve”, ka thënë ai duke theksuar se nuk dëshiron të flas për detaje sepse këto janë çështje e negociatave të cilat do të bëhen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat