Deputeti i LDK-së: Fehmi Agani po i mungon Kosovës

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Fehmi Agani po i mungon Kosovës

Nga: N.H Më: 6 maj 2018 Në ora: 20:03
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së, profesorin Fehmi Agani, në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

Beqiri thotë se vrasja e Aganit, ishte vrasje nga shteti Serb, vrasje e planifikuar mirë dhe e ekzekutuar nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe.

Tutje, deputeti i LDK-së thotë se nënkryetari i LDK-së  ishte njeri i mençuri urtë, me vizion dhe dora e djathtë e Presidentit Ibrahim Rugova.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot 19 vite më parë Kosova, qytetarët e saj mbeten pa Intelektualin, politikanin, Nënkryetarin e LDK-së, profesorin, Akademik Fehmi Agani.

Vrasja e tij, ishte vrasje nga Shteti Serb, vrasje e planifikuar mirë dhe e ekzekutuar nga forcat policore, ushtarake, paramilitare serbe.

Ishte njeri i mençur, i urtë, me vizion dhe dora e djathtë e Presidentit Ibrahim Rugova.

Po i mungon Kosovës, LDK-së, jetës politike, institucionale dhe akademike të Republikës sonë.

Isha i privilegjuar të punoj me të, ndëgjoj idetë, mendimet, mësimet e tij.

I përjetshëm kujtimi për profesor Fehmi Agani.

I.Beqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat