Serbia kërkon ndihmën e Rusisë e të Kinës kundër Britanisë

Aktuale

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë e të Kinës kundër Britanisë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 01:02
Vuciq - Putin

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar për sputnjik se Serbia do të kërkojë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ta respektojnë Rezolutën 1244 për Kosovën dhe në të ardhmen për Kosovën të debatohet në mbledhje të hapëta.

Daçiq ka thënë kështu pasi Britani e Madhe paralajmëroi se do të fillojë iniciativën që mbledhjet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të ndërpriten ose që ato të jenë të mbyllura për publikun.

Londra do që raportimet për Kosovën të barten në çështjet procedurale, pasi në këtë format Rusia dhe Kina nuk do të mund të përdorë veton.

“Këtë iniciativë, nëse fillon, nuk do ta shikojmë duarlidhur. Serbia në Këshillin e Sigurimit të KB-së ka partnerë kur është në pyetje Kosova dhe assesi nuk bën që ajo të skajohet ose të ndërpritet” , ka thënë Daçiq duke shtuar Serbia dhe ka Rusia dhe Kinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat