Shkaku i Kosovës, Sllovakia kërkon që shtetet në Samitin e Sofjes të përfaqësohen pa simbole

Aktuale

Shkaku i Kosovës, Sllovakia kërkon që shtetet në Samitin e Sofjes të përfaqësohen pa simbole

Më: 3 maj 2018 Në ora: 21:52
Ende e paqartë mbetet situata për mënyrën që Kosova do të përfaqësohet në këtë samit

Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes si shtet me të drejta të plota ka shkaktuar reagimin e vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Pas Spanjës, edhe Sllovakia ka përkahur idenë që shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Sofjes të përfaqësohen pa flamuj dhe simbole.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korczok, ka thënë sot se kjo mënyrë e përfaqësimit është përdorur edhe gjatë kohës që Sllovakia mbante kryesimin e BE-së, dhe se shteti i tij ka qëndrimin e ditur kundër pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi vepruar kështu edhe në të kaluarën, kjo ishte aplikuar edhe gjatë kryesimit tonë në Këshillin e Evropës. Qëndrimi i Sllovakisë karshi shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ndryshon, dhe këtë e kemi përsëritur shumë herë, madje këtë e kam përsëritur edhe gjatë vizitës sime në Beograd”, deklaroi sot Korczok.

Ndryshe, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, kishte dhënë shenja se mund të anashkalojë samitin me të gjitha palët në mënyrë të mos jetë pjesë e tavolinës së njëjtë ku do të jenë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Ndërkohë, ende e paqartë mbetet situata për mënyrën që Kosova do të përfaqësohet në këtë samit, me apo pa simbole shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat