Londra ndryshon seancat e OKB-së për Kosovën për t’i ikur vetos ruse

Aktuale

Londra ndryshon seancat e OKB-së për Kosovën për t’i ikur vetos ruse

Më: 3 maj 2018 Në ora: 12:36
UNMIK

Britania e Madhe mund të kërkojë të hiqen seancat për Kosovën ose të jenë të mbyllura për media.

Rezoluta e OKB-së 1244 nga viti 1999 parasheh që çdo tre muaj të mbahen seanca për Kosovën mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në vend.

“Është koha e fundit që Këshilli i Sigurimit të takohet më rrallë lidhur me këtë rast. Duhet të fokusohemi në kërcënimet reale ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë. Në këtë kategori nuk bënë pjesë situata në Kosovë”, kishte thënë në shkurt Matthew Rycroft, ambasador i atëhershëm i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se me kërkesa të tilla Londra zyrtare mund t ketë edhe një dëshirë- që Këshilli i Sigurimit të mos merret fare me Kosovën ose që kjo të jetë me dyer të mbyllura.

“Kjo është e mundshme që të bëhet  në votimin për gjëra procedurale, këtu Rusia dhe Kina nuk mund të vendosin veto. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, pohon Daçiq.

Ndryshe, Britania e Madhe në gusht merr kryesimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat