A kanë ndryshuar raportet mes Daut Haradinajt e Rexhep Selimit?

Aktuale

A kanë ndryshuar raportet mes Daut Haradinajt e Rexhep Selimit?

Më: 2 maj 2018 Në ora: 23:14
Daut Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Rexhep Selimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj, gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ka respekt për kolegun e tij nga VV, përkundër një përplasjeje mes tyre javë më parë gjatë një seance.

“Nuk është ndonjë konflikt personal”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se bëhet fjalë vetëm për dallime në mendime.

Ka thënë se përplasja në Kuvend nuk e ka dëmtuar miqësinë mes tyre.

“Një fjalë e urtë thotë: Për një plesht nuk digjet jorgani”, është shprehur ai.

“I kemi raportet më të gjata”, ka shtuar Haradinaj. Ai ka bërë të ditur se me Selimin është takuar pas përplasjes, dhe se do të takohet me të edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat