Nga frika e dëbimit, turqit kërkojnë azil në Kosovë

Aktuale

Nga frika e dëbimit, turqit kërkojnë azil në Kosovë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 20:58
Ilustrim

36 turq kanë kërkuar azil në Qendrën për Azil, por nuk dihet nëse do ta fitojnë.

Që nga momenti i depërtimit me forcë të gylenistëve janë rritur kërkesat për azil në qendrën për Azil në Magure.

Vetëm për një muaj 36 shtetas turq kanë parashtruar kërkesë për azil në këtë qendër.

Në mesin e ketyrë është edhe Hasan Hysen Demir, i cili ishte në listë për t’u depërtuar.

Ai shpëtoi ngase policia arrestoi gabimisht Hasan Hysen Gynakan.

T7 ka mësuar se Hasan Demir vazhdonë të punojë në kolegjin Mehmet Akif.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, thotë se 36 turqit kanë kërkuar azil, por vetëm pak nga ta po vazhdojnë të qëndrojnë në kampin në Magure.

Megjithëse Hasan Demir dhe 35 të tjerë kanë aplikuar për azil ende nuk dihet nëse kjo e drejtë do t’u njihet nga shteti i Kosovës.

Deri në përgjigjen nga organet kompetente 36 turqit do vazhdojnë të jetojnë në mes frikës për deportim dhe shpresës se shteti i Kosovës do t’u dalë në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat