Flet pronari i kompanisë pas rrokullisjes së autobusit me shqiptarë nga Kosova në Serbi

Aktuale

Flet pronari i kompanisë pas rrokullisjes së autobusit me shqiptarë nga Kosova në Serbi

Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:27
Pamje nga aksidenti në Serbi

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të Prokuples të Serbisë, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit dhe disa udhëtar janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Kështu kanë thënë Ilir Gashi, pronar i kompanisë “R-Gashi”, autobusi i së cilëve është rrokullisur në këtë zonë.

“Në autobusë kanë qenë gjithsej 12 persona, domethënë 2 shoferë dhe 10 udhëtarë. Në aksident janë lënduar njëri nga shoferët dhe një udhëtar dhe udhëtarët tjerë janë mirë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat