Tregon eksperti i sigurisë: Ja se si përmes shërbimeve sekrete të rinjtë u nisën drejtë Sirisë

Aktuale

Tregon eksperti i sigurisë: Ja se si përmes shërbimeve sekrete të rinjtë u nisën drejtë Sirisë

Nga: H.O. Më: 1 maj 2018 Në ora: 22:37
Ilustrim

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka folur për situatën aktuale në vend dhe ndikimin e agjentuarve të huaja në Kosovë. Ai ka thënë se po të mos kishte shërbime sekrete në Kosovë, shumë të rinj nuk do të udhëtonin drejtë Sirisë dhe vendeve tjera arabe, që asgjë nuk i lidh me Kosovën.

Ndër të tjera ai ka folur për ndikimin rus dhe turk, dhe lidhshmërinë e tyre me shtetin e Serbisë, që mundohen ta destabilizojnë Kosovën.

“Eksperti i sigurisë së Jashtme, Phillips ka deklaruar se Kosova duhet të merr seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk. Këtë frikë ai e shpreh që të na e rikujtoj se angazhimi që po e bëjnë këto shtete për këtë ndikim është e qartë dhe e dukshme. Vetëm nëse I bëjmë analizë disa viteve të fundit se sa të rinj nga Kosova morrën pjesë në luftrat fundamentale të ISIS si në Siri, Irak, etj. Si është e mundur që po mos të ishin të kyqura shërbimet sekrete të disa shteteve jo miqësisht të orientuara ndaj Kosovës, që ky numër jo i vogël I ushtarëve të ishin pjesëtarë të ISIS-it, që ne asgjë nuk na lidh me këto shtete arabe”, vlerëson Tërnava.

Image
Hajrullah Ternava

Ai duke përmendur edhe kohën kur ishim në pushtimin turk, thotë se edhe gjatë otomanisë turke qindra vjeçare vetëm shqiptarëve nuk iu lejuan shkollimet në gjuhën shqipe shqiptarëve, kurse tjerëve kombe si serbëve dhe grekëve iu lejuan shkollimet në gjuhët e tyre.

“Apo si me vlerësua kur Turqia bënë investime në Serbi dhe iu hapë me mijëra vende të punës të rinjëve serbë dhe për këtë kontribut Erdogai propozohet qytetar nderi i Serbisë, kurse tek ne në Kosovë ndërton xhamia pa një investim të hapjes së vendeve të punës për të rinjët tonë”, thekson ai.

Ndërkaq sa i përket politikës ruse dhe ndikimit të saj, Tërnava thotë se i tërë opinion e dinë këtë se Rusia bënë të tërën që shteti i Kosovës mos të ekzistoj.

“Mbështetësi kryesor deri më tani i Serbisë në politikat e saj rezistuese dhe jo bashkëpunuese me Kosovën dhe BE për demokratizimin e saj është Rusia. Turqia duke lujtuar politika jostabile të qëndrueshme dhe duke ushtruar politika fundamentale në Turqi, me politikat e saja jo miqësore me shtetet e forta demokratike sikur me Amerikën dhe BE, atëherë kërkon miqësi dhe përkrahje nga Rusia për përkrahjen e politikavee fundamentale të sj.Prandaj Kosov duhet të jetë e vëmendshme dhe e paluhatshme në rrugëtimin e saj demokratik drejt qëllimeve të saj, anëtarësimin e saj në BE dhe në OKB duke e pasur përkrahje e Amerikës dhe të shteteve mike të cilat e kanë njohur pavarësinë e saj si deri më tani të 116 shteteve. Kosova si shtet I ri në formimin e sipër, duhet të ndjek rrugën dhe miqësitë  e sj me ato shtete të cilat e ndihmun me u çlirua dhei dolën si krahë gjatë kufrës, prandaj tani jemi këtu ku jemi si shtet me pavarësinë tonë. Po qëndruam pranë miqëve tonë dhe ju tregojmë besnikëri miqëve tonë, ata do të na qëndrojnë gjithnjë pranë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat