Kryetari i Hanit të Elezit jep detajet e fundit nga kërkimet e policëve të zhdukur

Aktuale

Kryetari i Hanit të Elezit jep detajet e fundit nga kërkimet e policëve të zhdukur

Më: 1 maj 2018 Në ora: 21:24
Rufki Suma

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se kërkimet për dy policët e zhdukur nga e shtuna mbrëma ka vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme.

“Është kontrollu gati tërë vendi nga vendi i ramjes së automjetit deri në pikën kufitare me Maqedoninë”, tha Suma.

Thotë se kërkimet do të vazhdojnë deri në ndonjë rezultat konkret.

“Sipas informatave që kemi është thënë që kërkimet do të vazhdojnë deri sa të gjejnë se në lumë nuk ka diçka konkrete”, tha Suma.

Ndërkohë, ai thotë se nuk ka informacione për gjetjen e ndonjë mbetje gjaku në vendin e ngjarjes.

“Nuk i kam këto informacione. Me siguri zyrtarët policorë i kanë këto informacione”, tha Suma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat