Selmanaj: Të bëhet presion i vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pagjeturit

Aktuale

Selmanaj: Të bëhet presion i vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pagjeturit

Më: 27 prill 2018 Në ora: 20:30
Rasim Selmanaj

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, sot në Kuvend kur po diskutohej për të pagjeturit ka kujtuar se ne Kosovën konsiderohen të zhdukur mbi 1500 persona.

Sipas tij krimet serbe në Kosovë u dënuan pak e gjyqi i Sllobodan Millosheviqit u zvarrit nga Tribunalii Hagës.

Selmanaj tha se problemi i të zhdukurve dhe të pagjeturve kërkon trajtim të veçantë.

“Edhe pse të gjitha qeveritë kanë bërë shumë rreth të pagjeturve është bërë pak për të zbardhur fatin e 1500 të pagjeturve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat