Demarkacioni kaloi, korrigjimi ende s’ka nisur

Aktuale

Demarkacioni kaloi, korrigjimi ende s’ka nisur

Më: 27 prill 2018 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Për më shumë se një muaj pas miratimit të Demarkacionit në Kuvend Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë hapa për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ndonëse një gjë e tillë ishte premtuar. Zyrtarë të ekzekutivit thonë për “Zërin” se së shpejti do ta nisë punën Task Forca e përbashkët për kufirin, pjesë e së cilës do të jetë ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi. 

Pas më shumë se një muaji prejse është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi (21 mars) Qeveria e Kosovës ende nuk ka nisur punën për rishikimin (korrigjimin) e Marrëveshjes së Vjenës, ndonëse premtojnë se një gjë të tillë do ta bëjnë shumë shpejt.

Zyrtarët e ekzekutivit të vendit kanë njoftuar se tashmë janë duke i bërë përgatitjet për krijimin e një Task Force të përbashkët mes të dyja vendeve për të nisur punën e korrigjimit të Marrëveshjes për pikat kontestuese.

Me këtë rast nga Qeveria kanë thënë se Komisioni Shtetëror, i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, do të jetë ai i cili do të marrë pjesë në rishikimin e Marrëveshjes së 2015-ës.

Edhe Bulliqi ka pohuar se aktualisht janë duke zhvilluar takime të rregullta me Qeverinë e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat