Ish-Presidentja Jahjaga takon ministren e jashtme të Australisë, Julie Bishop

Aktuale

Ish-Presidentja Jahjaga takon ministren e jashtme të Australisë, Julie Bishop

Më: 27 prill 2018 Në ora: 06:40
Atifete Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.

Në kuadër të pjesëmarjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop. 

Gjatë këtij takimi, Presidentja Jahjaga falënderoj Ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Në veçanti, Presidentja Jahjaga kërkojë përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare. 

Ministrja Bishop theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat