Haziri flet rreth ofertës për postet

Aktuale

Haziri flet rreth ofertës për postet

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:31
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas deklaratës së këtij të fundit se është i gatshëm t’ia japë të gjitha postet LDK’së, vetëm që të ketë konsensus në vend për çështjet e mëdha.

Haziri, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se LDK legjitimitetin e merr vetëm nga populli – dhe se është partia më e madhe në vend.

Ai ka thënë se Veseli ka bërë vetëm ofertë deklarative. “Nuk ka të bëjë aspak me tërheqje”, është shprehur Haziri.

Veseli, sipas Hazirit, ka bërë atë ofertë “për ta absorbuar këtë energji që po akumulohet drejt një mundësie që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat