Zeka: Për inati të Behgjet Pacollit, NISMA ka hy në koalicion me PDK-në

Aktuale

Zeka: Për inati të Behgjet Pacollit, NISMA ka hy në koalicion me PDK-në

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:40
Milaim Zeka

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se hyrja e kësaj partie në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ndodhur për shkak se Behgjet Pacolli kishte hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai në emisionin Debat Plus, ka thënë se lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ka refuzuar disa herë që të takohet më shefin e shtetit, Hashim Thaçi, në takime të nivele të larta.

“Vetëm pse Pacolli shkoi me LDK-në, Nisma iu bashkua PDK-së”, ka shtuar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat