“PDK-ja arrogancën politike në gjen – si ta kalon lumin ta lëshon kalin”

Aktuale

“PDK-ja arrogancën politike në gjen – si ta kalon lumin ta lëshon kalin”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:38
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Partia Demokratike të Kosovës e ka në gjen arrogancën politike”.

“Momentin që e kalon lumin ta lëshon kalin”, ka pohuar Haziri, kur ka folur për atë se si LDK-ja ndihmojë të kalojë Demarkacioni me Malin e Zi e tash e proklamon si arritje të kësaj qeverie.

Por, Haziri ka shtuar se tash e tutje LDK-ja nuk do ta ndihmojë më qeverinë me vota.

“S’ka më vota balanco pas votave që LDK-ja i ka dhënë për Demarkacionin”.

Haziri ka komentuar edhe platformën për konsensus të PDK-së, ka thënë se ajo është kopje e propozimeve të LDK-së për bisedime mes partish.

“Kryetari i PDK-së deklaratën e LDK-së e ka kthyer në një platformë të veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat