Isufi: Duhet të bëhemi bashkë për dialog me Serbinë

Aktuale

Isufi: Duhet të bëhemi bashkë për dialog me Serbinë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:45
Ahmet Isufi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se punët e shumta që kryeministri Ramush Haradinaj ka në temat e brendshme po e pengojnë të merret me çështje si dialogu në Bruksel me Serbinë.

Në Zona e Debatit, ai ka deklaruar se është me rëndësi që ky proces të përfundojë dhe që kjo gjë të ndodhë duhet krijuar konsensus mes partive politike shqiptare, meqë është dëshmuar që kur punohet bashkë rezultatet janë më të mira.

“Të gjithë po dalin me platforma, me pikëpamje të tyre, sepse po e dinë se duhet të përfundojë procesi i dialogut, që duhet ta ketë finalen. Marrëveshjet e mëhershme veç po elaborohen sa janë realizuar e sa jo, ndërsa Bashkimi Europian po bën trysni që këtij dialogu t’i vijë fundi. Edhe në procese tjera kur kemi qenë bashkë kemi dalë më mirë”.

“Haradinaj që në hapin e parë e ka ofruar një platformë të cilën ia ka dorëzuar presidentit. Ai ka treguar se është kryeministër dhe nuk ka kohë të merret me shumë tema, për shkak se i ka temat e brendshme. Ai do që Kosovën ta nxjerrë nga pozita në të cilën është”.

“Është shumë me rëndësi që tash kemi angazhim edhe të opozitës në temën e dialogut. Qeveria duhet ta shohë projektin nacional si diçka të përbashkët për të gjithë. Parlamenti duhet të jetë ai që vë kontroll mbi bisedimet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat