Thaçi: Mesazhet e Tusk, inkurajuese drejt rrugës së Kosovës në BE

Aktuale

Thaçi: Mesazhet e Tusk, inkurajuese drejt rrugës së Kosovës në BE

Nga: A.M. Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:24
Donald Tusk dhe Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

 Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se vizitat e krerëve të Bashkimit Evropian në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë.

Postimi i plotë:

Vizitat e krerëve të Bashkimit Evropian në Kosovë janë dëshmi e përkushtimit të Brukselit për forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë.

Mesazhet e sotme të presidentit Tusk janë inkurajuese për vazhdimin e reformave dhe dinamizimin e rrugës së pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së.

Ky është adresimi i përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat