Këta janë zyrtarët e LDK-së që PDK-ja ua ka “frikën”

Aktuale

Këta janë zyrtarët e LDK-së që PDK-ja ua ka “frikën”

Nga: D.RR Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:56
LDK

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë për një emision televiziv, tha se PDK-ja nuk i merr parasysh deklaratat e zyrtarëve, e deputetëve të LDK-së përveç disave të cilët, sipas Krasniqit, janë Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Isa Mustafa.

“Në LDK ne i marrim seriozisht vetëm deklaratat e  Agim Veliut, Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit, Kujtim Shalës dhe Isa Mustafës. I marrim më seriozisht pasi e dimë që kanë peshë në këtë parti”, tha Krasniqi.

Ndërsa, për Vjosa Osmanin tha se nuk ia varin veshin shumë deklaratave të saj, ani pse është deputetja më e votuar në Kosovë.

“E di që Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në Kosovë, mirëpo deklaratat e saj nuk janë serioze te partia jonë në emër të LDK-së”, theksoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat