Prokurorit i vidhet vetura zyrtare në oborr të shtëpisë

Aktuale

Prokurorit i vidhet vetura zyrtare në oborr të shtëpisë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:26
Ibrahim Berisha

Hajnat ia vodhën veturën Ibrahim Berishës. Policia nuk e trajton me prioritet

Ibrahim Berisha të enjten erdhi nga Drenasi në Prishtinë me veturën e tij private.

Dhe kjo për shkak se një natë më parë hajnat ia vodhën zv.kryeprokurorit të Prishtinës, veturën zyrtare në shtëpinë e tij, në fshatin Gllasanellë të Drenasit.

Në një deklaratë për emisionin Frontal, Berisha tha se është shumë i shqetësuar me ngjajen që I ka ndodhur.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të hajnave. Por, megjithatë ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zv.kryeprokurori Ibrahim Berisha duket se duhet të presë deri në gjetjen e hajnave, ngase policia këtë rast e trajtonë si të gjithë të tjerët.

Përdorimi i vetures zyrtare është e lejueshme për prokurorët në Kosovë edhe jashtë orarit zyrtar të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat