Zona ekonomike në Suharekë të bëhet model për bizneset e Kosovës

Aktuale

Zona ekonomike në Suharekë të bëhet model për bizneset e Kosovës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:12
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe me komuna e Suharekës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe me komuna e Suharekës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e zonës ekonomike në Shirokë të Suharekës me qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë më shumë njerëz në këtë komunë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj vlerësoi lart këtë marrëveshje për mbështetjen e komunës, cila sipas tij, do t’i mundësojë kësaj komune të punësojë rreth 600 vetë.

Limaj: Projekti i sotëm transformon Suharekën

“Projekti që sot po e fillojmë dhe ato që do të vinë, jam i bindur që përfundimisht do ta transformojnë Suharekën. Ne me kënaqësi, në emër të kryeministrit, në emër të Qeverisë kemi ardhur sot në mënyrë zyrtare për të filluar këtë projekt të rëndësishëm. Po ashtu projektin të cilin e nënshkruam sot është ne përputhje të plotë me programin tonë qeveritar që të krijojmë parakushte për bizneset e Kosovës dhe prodhuesit tanë. Siç e dini, një nga prioritetet e MTI-së është stimulim, mbrojtja e prodhuesve dhe krijimi i parakushteve për prodhuesit vendor, të cilët do të krijonin mundësi për hapje të vendeve të punës”, theksoi Limaj.

Ministri i MTI-së, Bajram Hasani, vlerësoi se ky projekt do të ketë impakt për krijimin e kushteve për bizneset e në veçanti prodhuesit. Ai u zotua se kjo ministri do ta mbështesë këtë projekt dhe komunën e Suharekës deri në 3 milionë euro.

Hasani: Do ta mbështesim projektin prej 2 deri milionë euro

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë zotimin që ajo që është e nevojshme do të realizoj edhe nëse sillet vlera prej dy deri tre milion euro. Ne jemi te interesuar që atë pjesë të kërkesës e cila është dorëzuar nga komuna ta jetësojmë me qëllim që t’i japim mundësi bizneseve për të vazhduar veprimtarinë e vet, të punësojë njerëz. Ju e dini që prej fillimit të mandatit, MTI është duke i dhënë prioritet biznesit, e në veçanti prodhimit”, tha ministri Hasani.

Edhe Bali Muharremi, kryetar i komunës së Suharekës, tha se memorandumi ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.  

Muharremaj: Zona ekonomike të jetë një model për bizneset e Kosovës

“Qëllimi kryesor është që zona ekonomike të jetë një model për bizneset e Kosovës që pritet të punësohen 600 persona në mandatin katërvjeçar. Ky është një lehtësim për bizneset edhe për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Gjatë ditës zëvendëskryeministri Limaj, ministri Hasani dhe kryetari Muharremaj kanë bërë homazhe te busti i heroit Fadil Vataj në qytetin e Suharekës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat