Kosova, aleate besnike e Aleancës globale kundër terrorizmit

Aktuale

Kosova, aleate besnike e Aleancës globale kundër terrorizmit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:24
Paneli kushtuar luftës kundër krimit të organizuar

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, deklaroi sot se Kosova ka qenë aleate besnike e Aleancës Globale kundër terrorizmit dhe ka bërë shumë në këtë drejtim.

Ai gjatë fjalimit në Panelin kushtuar luftës kundër krimit të organizuar, deklaroi se Kosova do të punojë më shumë në këtë drejtim nëse do të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare të sigurisë.

Paneli drejtohej nga ministri i jashtëm francez, Yves Le Driand, dhe në të marrin pjesë shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, etj.

Në fjalën e tij ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, i njohu të pranishmit me hapat e mëdhenj ligjore, politike dhe gjyqësore, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit, ndonëse është një shtet i ri, vetëm 10 vjet shtet.

Ai, përdori tribunën e rëndësishme globale për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB-në, duke filluar me Interpol-in.

“Ne do të rrisnim edhe më shumë kontributin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëse do bëhemi pjesë e të gjithë strukturave globale të sigurisë”, tha ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.

Konferenca do të vijojë me adresimin që do t’i bëjë presidenti francez, Emanuel Macron. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat