Lekaj takon kryeministrin slloven, falënderon për ndihmën qe i ka dhënë Kosovës

Aktuale

Lekaj takon kryeministrin slloven, falënderon për ndihmën qe i ka dhënë Kosovës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:28
Lekaj takon kryeministrin slloven

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka takuar dhe e ka falënderuar Kryeministrin e Sllovenisë Mirko Cerar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Sot, në kuadër të konferencës TEN-T që po mbahet në Lubjanë, përshëndeta Kryeministrin Slloven Mirko Cerar, të cilin e falënderova për ndihmën e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë vendit tonë drejt integrimeve evropiane, përvoja këto që tashmë një kohë i ka kaluar shteti Slloven, i cili është një shembull i suksesit”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat