Daut Haradinaj tregon se a është i varrosur gjyshi i tij në Beograd

Aktuale

Daut Haradinaj tregon se a është i varrosur gjyshi i tij në Beograd

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:53
Dushan Janjiq dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, mohon se gjyshi i tij, është i varrosur në Beograd, ashtu siç ditë më parë pretendoi analisti i njohur serb Dushan Janjiq. Haradinaj  ka sqaruar se cila është e vërteta ndaj këtyre pohimeve.

Zyrtari i AAK’së, njëherësh edhe vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka sqaruar se ai për të cilin ka folur analisti serb, nuk është gjyshi i tij. Haradinaj thotë se bëhet fjalë për axhën e babës së tij.

“Gjyshi im nuk është, gjyshi im është Nur Daut Haradinaj, ndërsa varrin e axhës se Babës tim që edhe sot nuk po e gjejmë, është Ramush Osa Haradinaj që ishte plagosur gjatë Luftës se Dytë Botërore, ka qenë me Brigadat e Shqipërisë”, ka shpjeguar ai për Express.

Siç bën të ditur ai, pas Luftës së Dytë Botërorë e kanë dërguar në Beograd për shërim por fati i tij akoma nuk dihet. 

Haradinaj thekson se gojëdhënat thonë që është varrosur në Beograd, por detajet nuk dihen edhe sot e kësaj dite.

“Kjo histori ka ndodhur pas krijimit të raporteve të mira mes Titos dhe Enverit. Edhe pse unë nuk i di mirë detajet por këto janë bisedat që unë i kam dëgjuar nga pleqtë”, është shprehur Daut Haradinaj.

Janjiq, në emisionin ku ka marrë pjesë edhe kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel, ka thënë se gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd, në varrezat e myslimanëve.

"Gjyshi i tij ka vdekur në Beograd, është i varrosur në varrezat e myslimanëve afër, Beogradit të ri. Ai ka qenë i afërt me mbretërinë. Është një familje që e ka pasur vendin e saj në Mbretërinë e Jugosllavisë“, ka thënë Janjiq.

Analsiti serb ka deklaruar se edhe gjyshi i tij është i varrosur në Kosovë dhe se këtë çështje e ka biseduar me Haradinaj, i cili sipas Janjiq ka dashur t'i tërheqë eshtrat e gjyshit nga Beogradi.

Janjiq ka thënë se Haradinaj do t'i kthejë eshtrat e gjyshit në Deçan. "Gjyshi i Ramushit ende është në Beograd dhe mendoj se duke iu falënderuar emisioni tënd ai do të dalë ta kthejë gjyshin“, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat