Pacolli do të flas në konferencën “Jo Para për terrorin”

Aktuale

Pacolli do të flas në konferencën “Jo Para për terrorin”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:16
Behgjet Pacolli

Ka filluar punimet në Paris Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me pjesëmarrjen e 80 delegacioneve kryesuar nga ministra të brendshëm, të jashtëm, të drejtësisë, ekspertë me renome botërore si dhe organizatave ndërkombëtare sipas një nisme të Presidentit francez Emanuel Macron.

Në kryesimin e paneleve të ndryshme tematike do të jenë  ministra të rëndësishëm francezë si ai i Brendshëm, i Jashtëm, i Drejtësisë, Financës, etj. 

Dy ministrat e Kosovës ai i jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministri i brendshëm  Bejtush Gashi do t’u drejtohen dy paneleve me tema të ndryshme me praninë e homologëve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Pjesëmarrësve në fund të punimeve do t’i drejtohet dhe Presidenti francez, Emanuel Macron.

 Sipas një njoftimi nga MPJ, ministri i jashtëm Pacolli dhe ministri i brendshëm Gashi janë takuar me ministrin e jashtëm të Jemenit, me ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat