GDP procedon projektligjin për hetim parlamentar

Aktuale

GDP procedon projektligjin për hetim parlamentar

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:15
Grupi i deputetëve të pavarur

Grupi i deputetëve të pavarur (GDP) sot e ka proceduar Nismën Legjislative: Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.

Ky grup vlerëson se projektligjit aktual i cili është në fuqi i nevojiten plotësime nga aspekti procedural.

Nisma për ndryshimin e ligjit bazik, sipas tyre, synon që të eliminohen disa aspekte procedurale me të cilat kuvendi është përballë qe një kohë të gjatë.

Nisma është proceduar në emër të deputetes Aida Dërguti

Ndryshimet e parapara janë:

Grupeve parlamentare t’u caktohet afat i shkurtër për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisionit. Në këtë kuptim, kemi konsideruar se afati prej 7 ditësh është i mjaftueshëm.

Në të kaluarën, komisionet hetimore nuk kanë arrit të themelohen sepse diferenca e anëtarëve të përgjithshëm pozitë-opozitë ka qenë një më shumë. Ndërsa, me projektligjin e ri, synohet që kjo praktikë të ndryshojë. Projektligji i ri diferencën e anëtarëve te përgjithshëm në raport opozitë-pozitë në Kuvend e vendos një anëtarë më shumë nga opozita. Kështu, në asnjë mënyrë grupet parlamentare që janë në qeverisje nuk do të mund t’i bllokonin komisionet hetimore.

Ndryshim tjetër, do të jetë edhe emërimi i Kryesuesit dhe i zv. Kryesuesit të komisionit. Konsiderojmë që kryesuesi duhet të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciator i Komisionit parlamentar. Ndërsa zëvendës kryesuesi duhet të emërohet nga Kuvendi me propozim të grupit parlamentar që është bashkë iniciator i themelimit të komisionit, grup parlamentar i cili është pjesë e nënshkrimeve në listën e iniciatorit.

Ndryshim pozitiv do të jetë edhe raporti përfundimtar. Me ligjin bazik, pas miratimit të raportit, ky i fundit mbetej në sirtarët e kuvendit. Ndërsa, me ligjin e ri raporti me rekomandime i miratuar në kuvend, i dërgohet për njoftim Qeverisë së Kosovës, Ministrive përkatëse, Presidentit, dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti i miratuar në kuvend, së bashku me rekomandime i dërgohet Prokurorit të Shtetit për marrjen e masave të mëtejshme. Prokurori i Shtetit e informon Kuvendin për ecurinë e hetimit mbi çështjet e rekomanduara për hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat