Berisha dhe atasheu belg diskutojnë bashkëpunimin në siguri

Aktuale

Berisha dhe atasheu belg diskutojnë bashkëpunimin në siguri

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:23
Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier.

Në takim u diskutua lidhur me  mundësitë e bashkëpunimit bilateral në siguri.

“Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier  me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe  bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë”, thuhet në kumtesën dërguar mediave nga kjo ministri.

Cuvelier premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat