Përfundon protesta, premtohet shumë shpejt takimi me banorët

Aktuale

Përfundon protesta, premtohet shumë shpejt takimi me banorët

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e Hades kanë përfunduar protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës së procesit të zhvendosjes së banorëve së këtij fshati.

Pas kërkesës së protestuesve nga Hade për ta takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, ka dalë të takohet këshilltari i tij Jahja Lluka me protestues, i cili garantoi se shumë shpejt do të organizohet një takim me banorët.

Ai ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe tha se sot dhe nesër kryeministri ka agjendë të ngjeshur, por beson se shumë shpejt do të ndodhë takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat