Tusk: Vazhdoni me reforma, iu duhet konsensus politik për luftimin e krimit e korrupsionit

Aktuale

Tusk: Vazhdoni me reforma, iu duhet konsensus politik për luftimin e krimit e korrupsionit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:19
Donald Tusk

(E plotësuar) - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas takimit që pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi përgëzoi Kosovën për ratifikimin e demarkacionit me malin e Zi, i cili siç tha ai, ka ofruar Kosovën një hap më afër udhëtimit pa viza në vendet e BE-së.

Por, theksoi se Kosova duhet të vazhdojë me procesin e reformave  dhe se i duhet një konsensus politik, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Tusk: Luftimi i krimit e korrupsionit, kërkon konsensus politik

“Para së gjithash unë dua të iu përgëzoj për ratifikimin e paradokohshëm,  të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo i ka mundësuar Kosovës  që të bëjë një hap tjetër,  për të iu ofruar më shumë regjimit pa viza të udhëtimit në BE. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit ndërpartiak, për çështjet  e interesit të përgjithshëm të Kosovës. Tani e di për të mirëqene, se ju nuk do të ndaleni e hiqni dorë,  por do të vazhdoni me proceset e reformave, duke i respektuar zotimet dhe përkushtimet ndërkombëtare. Jam i sigurt se nuk do të hiqni dorë nga kjo. Do të bëni çdo gjë në interesin më të mirë të vendit tuaj.  Luftimi i  krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të qenë efektiv, kërkon gjithashtu një konsensus politik në Kosovë. Dhe me konsensusin tuaj z. President besoj që kemi mundësinë,  që të vazhdojmë me këtë politikë spektakolare dhe shumë pozitive. Angazhime të përhershme për të ndërtuar konsensusin në Kosovë,  e po ashtu dhe në rajon për çështjet me të vështira dhe me të ndjeshme. Iu lutem, besoni se te gjithë koleget e mi ne Bruksel  dhe në kryeqendrat evropiane, i çmojnë lartë të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbeje dhe si model për fqinjët tuaj”, tha Tusk.

Tusk po ashtu theksoi se me presidentin Thaçi, kanë diskutuar  dhe për gjendjen aktuale të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe  Beogradit.

Ai tha se pa normalizim  të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, nuk sheh se  si mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE-në.

Image
Donald Tusk dhe Hashim Thaçi

Tusk:  Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’ka ndryshim të marrëdhënieve me BE-në

“Pa normalizim gjithëpërfshirës, të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, nuk shoh si mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE. Unë e di që kjo do të jetë e vështirë, por jam i kujdesshëm dhe optimist. Pas takimit që kisha me z Vuçic dhe sot në takimin me presidentin tuaj, unë jam më shumë më optimist, e më pak i vëmendshëm. Falënderoi presidentin Thaçi,  siç e falënderova z Vuçiç dje,  për kapitalin personal qe e kanë investuar në dialog. Unë e di që kjo është një çështje e ngarkuar dhe emocionalisht për të dy palët, por nuk ka alternativë tjetër të qëndrueshme për normalizimin. Bëhet fjalë për një vendim strategjik, për të cilin jam qind për qind i bindur që do të shpaguhet në afat të gjatë”, tha ai.

Tusk tha se vizita e tij është pjesë e një udhëtimi në rajon, për ta përgatitur samitin e BE së me vendet e Ballkanit perëndimor,   që do të mbahet në Sofie me 17 maj, ku  gjatë këtij samiti, BE duhet te dëshmojë mbështetjen e pa lëkundur,  për perspektiven evropiane të  rajonit.

Ndërkaq presidenti Thaçi theksoi se ka kërkuar nga presidenti i Këshillit Evropian, përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Thaçi: Kërkova përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave

“Diskutuam dhe për çështjen  më urgjente në rrugën tonë evropiane. Pra liberalizimin e vizave. E njoftova presidentin Tusk me punën që kemi bërë tani, në përmbushjen e të gjitha kushteve,  që janë vënë nga BE. Dhe kërkova mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit vendimmarrës,  që do të kalojë në këshillin e Evropës”, tha ai..

Ndërsa tha se Kosova ka nevojë urgjente për përshpejtimin e hapave drejtë anëtarësimit në BE dhe përpjekjet e Kosovës për thellimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane. .

Thaçi: Kosova ka nevojë urgjente për përshpejtimin e anëtarësimit në BE

“Ajo që është ë qartë është se Kosova, ka një  nevoje urgjente për të përshpejtuar hapat e saj drejte anëtarësimit në  BE. Kosova është e bekuar, sepse reflekton një mbështetje qytetare masive në raport me BE-në dhe vlerave perëndimore. Mirëpo Kosova  ka nevojë për konkretizim të perspektives së vet evropiane. Dhe ambicia jonë minimale është që në një periudhë sa më  të shkurtër,  ta marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, tha ai.

Thaçi po ashtu theksoi se presidentin  Tusk kanë diskutuar dhe për dialogun me Serbinë, dhe përkushtimin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe lëvizjen drejt një marrëveshje përfundimtare, të obligueshme ligjërisht, që do të mundësojë njohjen reciproke dhe integrim  më të shpejte dhe për Kosovën dhe për Serbinë ne familjen evropiane.

Thaçi: Kosova e interesuar ta vazhdoj dialogun me Serbinë

“Kosova mbetet e interesuar jo vetëm ta vazhdoj dialogun  me Serbinë, por ta kthej atë në një proces te mirëfilltë të pajtimit dhe ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon. Në funksion të këtij qëllimi, unë jam duke i koordinuar të gjitha veprimet me institucionet tona shtetërore, por dhe me partnerët tanë strategjik ndërkombëtar, të cilët duhet t’i falënderoj për vëmendjen e shtuar,  ndaj Kosovës dhe këtij procesi. Kjo është dhe arsye e takimeve të shumta që kam zhvilluar muaj të fundit, në Washington, Londër, Bruksel dhe qytete tjera. ..Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndër shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë,  do të jetë një nga çështjet me të rëndësishme, që do të diskutoj dhe në Berlin me kancelaren Merkel,   që do të ndodh në një datë simbolike, pikërisht me 9 maj, ditën e Evropës”, tha Thaçi.

Donald Tusk deklarohet pas takimit me Thaçin, flet edhe për vizat

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një konferencë për media, ka folur për vizitën e tij në Kosovë.

“Vizita ime është pjesë e një udhëtimi të gjerë në rajon, për të përgatitur vendet e Ballkanit Perëndimor për samitin e BE-së, Bashkimi Evropian do të mbetet partneri më i besueshëm për rajon, samiti ynë do të përmirësoj lidhjet brenda rajonit, po ashtu do ta përdorim Samitin për të diskutuar se si do të t’i trajtojmë disa çështje të sigurisë, siç është terrorizimi  dhe krimi i organizuar”, tha Tusk.

Tusk, gjatë konferencës përshëndeti ratifikimin e Demarkacionit, ndërsa shtoi se Kosova duhet të punojë shumë që të bëhet  liberalizimi i vizave.

“Unë dua të ju përgëzojë për ratifikimin e Demarkacionit, kjo e mundëson Kosovën që t’i afrohet regjimit pa viza, kjo është dëshmi e partneriteti me BE-në, tashmë e di që ju do të punoni dhe nuk do të ndaleni, dhe do të bëni çdo gjë për interes të vendit tuaj. Luftimi i Korrupsionit kërkon konsensus politik, dhe vetëm me angazhimin e presidentit Thaçi do të arrihet kjo. Ju lutem besoni që të gjithë në Bruksel, i çmojnë lartë të arriturat në Kosovë, dhe kjo mund të shërbej si model për vendet tjera”, tha ai.

Image
Hashim Thaçi dhe Donald Tusk

Thaçi: BE dhe Ballkani Perëndimor s’kanë qenë kurrë më afër njëri-tjetrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se BE dhe Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, nuk kanë qenë asnjëherë më afër njëri-tjetrit dhe se të dyja palët kanë kuptuar se bashkërisht mund të bëhet më shumë për të ardhur deri tek anëtarësimi në BE.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk me të cilin ka biseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kreu i shtetit të Kosovës tha se gjatë takimit ka shpalosur përpjekjet e institucioneve të vendit për thellimin e reformave në bazë të agjendës evropiane.

“Unë në çdo rrethanë e konsideroj si të arritur që tani në samitin e Sofjes do të kenë mundësinë që të reflektojnë në arritjet e shumta që janë bërë në rrugëtimin e përbashkët. Kosova ka nevojë urgjente për të përshpejtuar hapat e saj drejt BE-së dhe po ashtu ka nevojë për konkretizim të perspektivës së saj evropiane dhe për një periudhë të shkurtër ta marrim statusin e vendit kandidat”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur rreth dialogut në Bruksel me palën serbe, presidenti Thaçi tha se ky përkushtim nënkupton zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash e deri te njohja reciproke dhe integrim të shpejtë në familjen evropiane.

“Kosova mbetet e interesuar jo vetëm ta vazhdojë dialogun, por ta kthejë në një proces të mirëfilltë për pajtim dhe paqe në rajon. Dialogu do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj dhe në takimin në Berlin me Merkel më datën 9 maj”, u shpreh Thaçi.

Në takim me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Presidenti Thaçi ka kërkuar nga zyrtari i lartë evropian mbështetje në këtë drejtim dhe përshpejtimin e procesit vendimmarrës që do të kalojë në Këshillin e Evropës.

Ndërsa, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk shprehu përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë e cila do të theksohet edhe në samitin e majit në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.

“BE duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit. BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për tërë rajonin. Samiti duhet të përmirësojë lidhjet brenda rajonit. Ne do ta përdorim samitin për të diskutuar se si do t’i trajtojmë disa sfida të përbashkëta të sigurisë”, u shpreh ai.

Zyrtari i  lartë evropian ka përgëzuar institucionet e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë e cila mundëson afrimin drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon këtë të drejtë.

Tusk ka folur edhe rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon konsensus politik. Besoni se të gjithë kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lart të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbejë dhe si model për fqinjët tuaj”, u shpreh ai.

Ndryshe, Donald Tusk ndodhet për vizitë në Kosovën në kuadër të turit të tij disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit ka qëndruar edhe në Tiranë, Podgoricë dhe Beograd, për të përgatitur samitin e BE së që mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk arrin në Prishtinë, takohet me Thaçin 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka arritur në Prishtinë dhe tani ai është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ku më pas adresimi do të ndodh në hollin e kuvendit.

Donald Tusk nuk pritet të takoj ndonjë lider tjetër pos Thaçit.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë  është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Ndryshe, Tusk ka nisur turin e tij në Ballkan nga dita e martë, ku së pari vizitojë Shqipërinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme qëndroi në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat