Këta janë deputetët me mungesa ‘rekord’ në Kuvend

Aktuale

Këta janë deputetët me mungesa ‘rekord’ në Kuvend

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:23

Pavarësisht se kishte qëndruar  një kohë të gjatë në paraburgim e arrest shtëpiak për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, deputeti Frashër Krasniqi tashmë i listuar në Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP), po del të ketë qenë më i rregullt në seancat e Kuvendit, se disa deputetë të tjerë.

Në platformën “Vota ime”, të cilën e ka publikuar Instituti Demokratik i Kosovës, shihet se përqindja e pjesëmarrjes së deputetit Frashër Krasniqi në seancat e mbajtura të Kuvendit është 52 për qind.

Deputeti me pjesëmarrjen më të ulët po figuron të jetë Ramiz Kelmendi nga (LDK). Përqindja e pjesëmarrjes së tij në Kuvend është vetëm 42 për qind.

Më mirë se Kelmendi, në aspektin e angazhimit të pjesëmarrjes në seanca po del të mos ketë qëndruar as bashpartiakja e Kelmendit, Teuta Rugova.

Ndonëse mospjesëmarrja e saj vërehej dukshëm në seanca, këtë po e dëshmon më së miri kjo platformë.

Pjesëmarrja e deputetes së LDK-së Teuta Rugova në seanca ka qenë vetëm 45 për qind.

Ndërsa, me pjesëmarrje të njëjtë si të Frashër Krasniqit prej 52 për qind, është listuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj.

Por, ka pasur edhe prej deputetëve të cilët nuk kanë munguar në asnjë seancë të Kuvendit.

Salih Zyba nga Vetëvendosje figuron me përqindje të pjesëmarrjes prej 100 për qind.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2018 janë mbajtur 15 seanca, 2 në janar, 4 në shkurt, 3 në prill dhe 6 në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat