Përkujtohet Shemsi Ahmeti dhe të rënët në betejën e Melenicës

Aktuale

Përkujtohet Shemsi Ahmeti dhe të rënët në betejën e Melenicës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:11
Pamje nga përkujtimi

Në 19 vjetorin e vrasjes nga forcat kriminale serbe, në Mitrovicë është përkujtuar heroi Shemsi Ahmeti, i njohur si komandant Shemi, si dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë në të njëjtën ditë në betejën e Melenicës – Enver Musa, Shemsi Istrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli, Qazim Cimili.

Në varrezat e dëshmorëve në Shipol, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë, kryetari i OVL të UÇK-së, kryetari i Shoqatës të Veteranëve të luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, ish-komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka”, të Zonës Operative Shalë e Bajgorës, kolonel Hysni Ahmeti, familjarë dhe shumë bashkëluftëtarë të heroit vendosën buqeta me lule tek varri i komandantit Shemsi Ahmeti dhe dëshmorëve të tjerë.

Buqeta me lule kanë vendosë edhe tek shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti, në qendër të qytetit, afër xhamisë së Zallit.

I pari i Mitrovicës duke vlerësuar lartë heroin Shemsi Ahmeti, komandant i Njësitit Special të Brigadës 141 “Mehë Uka”, tha se ai ishte shembulli më i mirë se si luftohet dhe ipet jeta për lirinë e Pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë ne që jemi gjallë dhe ata që nesër do të vijnë në këtë botë, duhet të përkulen para varrit të Heroit Komandant Shemi dhe dëshmorëve e luftëtarëve tjerë të lirisë, sepse ata dhanë gjënë më të çmueshme, jetën e tyre, për lirinë dhe pavarësinë që ne sot po e gëzojmë”.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati tha se dëshmorët meritojnë respektin e të gjithëve.

“Këto ditë janë të dhembshme për familjarët e dëshmorëve, për ne bashkëluftëtarët e tyre, por edhe për të gjithë ata që e duan lirinë. Por, njëkohësisht, këto ditë janë edhe rast i kurë që ne të të tregojmë krenarinë tonë për këta dëshmorë që na e sollën lirinë që kaq shumë e kemi pritur”.

Edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së të Mitrovicës, Rafet Ibishi tha se heroi i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e tij, dëshmorë të kombit që sot po përkujtohen, kanë dhënë krejt çka kanë pasë për të dhënë për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat