Kryeministri Haradinaj: FSK shtëpi për të gjithë, ashkalitë, serbët, romët

Aktuale

Kryeministri Haradinaj: FSK shtëpi për të gjithë, ashkalitë, serbët, romët

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:34
Pamje nga tryeza

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është shtëpi për të gjithë dhe se transformimi i saj nuk ndryshon një gjë të tillë, e as nuk do ta zëvendësoje KFOR-in.

“E vërteta e Kosovës është që çdo qytetar i këtij vendi, ashkali, serbë, romë etj të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre. Tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk e ndërron këtë gjendje por vetëm e forcon ndjesinë e të qenit shtëpi për te gjithë”

“Gjithashtu tranzicioni i FSK-së nuk e prek as rolin e KFOR-it në Kosovë. Ata janë për sigurinë tonë dhe të regjionit”

Haradinaj theksoi se nuk do të heq dore për të dëshmuar se Kosova është shtëpi e të gjithëve, njëkohësisht edhe për t’ju dëshmuar partnerëve ndërkombëtar se kontributi i tyre ia ka vlejtur.

Këto komente Haradinaj i bëri në adresimin e tij në Konferencën organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës “FSK dhe Partnerët”.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka prezantuar kapacitetet dhe të arriturat e FSK-së para të pranishmeve.

“ Vetëm gjate vitit të kaluar kemi pasur dhjetëra pjesëtarë tonë që kanë marrë pjesë në shkollime përkrah aleatëve tanë, kemi ofruar ndihmë në deminim në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt, kemi krijuar qendrën e studimeve universitare katër vjeçare ku pjesëtaret tanë marrin edukimin e nevojshëm. Forca jone është dinamike veçanërisht në profesionalizëm dhe në kuadër të kësaj kemi pasur mbi 200 aktivitete”

“Vit pas viti Kosova ka bërë progres të madh në përfshirjen e minoriteteve dhe kemi më së shumti diversitet. Jemi të gatshëm për të ofruar siguri, jemi falënderues për partnerët tanë që na kanë mbështetur por është koha që të marrim përgjegjësitë me kapacitetet që kemi”

Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.

Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat