Balli Kombëtar Demokrat, shpreh qëndrimet në tryezën e thirrur nga LDK-ja

Aktuale

Balli Kombëtar Demokrat, shpreh qëndrimet në tryezën e thirrur nga LDK-ja

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:13
Avni Islami

Sot në tryezën e LDK-së, ishte i ftuar edhe Balli Kombëtar Demokrat, e përfaqësues i kësaj partie ishte Avni Islami, zyrtarë i lartë i kësaj partie dhe këshilltar komunal në komunën e Podujevës.

Ai shpalosi qëndrimit e partisë së tij, ku tha se kjo mënyrë e mbajtjes së këtyre tryezave, është dashur që të mbahet më herët madje e vonuar, sepse qeveria aktuale është ne krizë për shkak të mos funksionimit si duhet.

“Kjo mënyrë e mbajtjes së këtyre tryezave, është dashur që të mbahet më herët madje e vonuar, sepse qeveria aktuale është ne krizë për shkak të mos funksionimit si duhet. Mendoj se për çështje madhore si bisedimet me Serbinë, Asociacioni i Komunave Serbe dhe Formimi i Ushtrisë, do të duhej të vijë deri te konsensusi i gjithë spektrit politik. Edhe ne si Balli Kombëtar Demokrat pajtohemi që të vazhdohet me tryezat e thirrura ne rotacion”- tha Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat