Hoxhaj: Jo referendum për marrëveshjen finale me Serbinë

Aktuale

Hoxhaj: Jo referendum për marrëveshjen finale me Serbinë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:06
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është i ftuar në Pressing në T7.

Enver Hoxhaj thotë se duhet të ketë mbështetje për dialogun me Serbinë nga të gjitha partitë politike në vend.

Por ai kundërshton idenë e presidentit serbe Aleksandar Vuciq, që marrëveshja finale në mes të dy vendeve të hidhet në referendum.

“Çka nuk jam i mendimit është që të hidhet në referendum sikurse Vuciqi po fol kohëve të fundit me qarqe të caktuara perëndimore. Marrëveshjen finale ai është i interesuar që ta hedh në referendum në Serbi”, tha Hoxhaj në Pressing të T7.

“Referendumet janë instrumente shumë demokratike por eferendumet kanë rezultate edhe si BREX’iti janë ambient i përshtatshëm për populista. Një investim afatgjatë i japin një drejtim krejt tjetër’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat