Lirohet biznesmeni nga Kosova i kidnapuar në Serbi

Aktuale

Lirohet biznesmeni nga Kosova i kidnapuar në Serbi

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:03
Shaqir Pushkolli

Biznesmeni nga Vushtrria, Shaqir Pushkolli që u kidnapua nga dy serbë në Rashkë, tashmë ndodhet në Kosovë. Ai arriti t’u ikë kidnapuesve të cilët po i kërkon Pushkollit 100 mijë euro në këmbim të lirisë së tij.

50 vjeçari, ka treguar për Frontal se lirimi tij ndodhi pas një kurthe që policia e Serbisë u bëri kidnapuesve.

Ai ka konfirmuar se ka qenë viktimë, por nuk ka deklaruar asgjë më shumë duke dashur që gjithcka t’ua le hetuesve në Serbi.

Sipas biznesmenit, hetimet po bëhen përmes zyrës ndërlidhëse, e tashmë ai ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se ai punon në Serbi, duke mos pranuar të specifikojë lajmet që mediat serbe kanë shkruar për të.

Për arrestimin e tij kanë qenë të njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

 “MPJ është njoftuar me datë 19.04.2018 përmes Departamentit për Cështje Konsullore për rastin e rrëmbimit të z.Shaqir Pushkolli nga familjari i të rrëmbyerit, dhe ka përcjell rastin përmes misioneve të saja diplomatike për komunikim zyrtar me autoritete serbe”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së.

Policia e Kosovës e as EULEX’i të kontaktuar nga televizioni Shtatë nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat serbe, Pushkolli njihet në Serbi pasi që një kohë është marrë me biznes aty.

Mediat serbe shkruajnë se Shaqiri njihet në jug të Serbisë për tregti me tokë, duke shkruar se është i përfshirë në disa aktivitete ilegale.

Ndërkohë rrëmbyesve që njihen nga policia për një sërë veprash penale u është dhënë masa e arrestit për 48 orë.

Ish drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë, Momir Stojanovic ka thënë se biznesi është ai që po bashkon mafian serbe dhe atë kosovare.

 “Bashkimi i mafies shqiptare dhe asaj serbe do të na kushtojë shtrenjtë. Ata janë ndërmjetësuesit në stërshitjen e tokës serbe. E ngjashme është situata edhe me shitblerjen e banesave dhe shtëpive. Para do kohë dolën fjalë se shqiptarët nga Kosova kanë blerë numër të madh pronash të patundshme në Nish. “Dhe ajo që e shton shqetësimin është fakti se gjithçka është bërë në pajtim me ligjin”, ka thënë Momir Stojanoviq.

Biznesin e njëjte, dyshohet se tash e sa kohë e ka bërë edhe Shaqir Pushkolli, deri në momentin e kidnapimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat