Albin Kurti takon kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës

Aktuale

Albin Kurti takon kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës

Nga: A.M. Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:38
Albin Kurti dhe Denis Zvizdiq

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës (B&H), Denis Zvizdiq.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se temë e takimit ishin marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, për situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon.

Postimi i plotë:

Takim me Kryeministrin e B&H, z.Denis Zvizdic

Sot, në Sarajevë, takova kryetarin e Këshillit të Ministrave, përkatësisht kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës (B&H), z.Denis Zvizdiq, në zyrën e tij. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon.

Paraprakisht mora pjesë në Sarajevo Business Forum, me ftesën e kryeministrit Zvizdiq. Në margjina të këtij forumi takova shumë politikanë, diplomatë e investitorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ish presidentin kroat Stjepan Mesic, ministrin slloven të zhvillimit dhe teknologjisë, z.Zdravko Pocivalsek, kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës së B&H, z.Mirsad Jasarspahic, ish-ministër i mbrojtjes, Selmo Cikotic, zëvendës kryetarin e Kuvendit të B&H, Safet Softic, pastaj z.Bogic Bogicevic etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat