Gjermania dëshiron vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Aktuale

Gjermania dëshiron vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:04
EULEX

Qeveria gjermane tha sot se misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë EULEX duhet të zgjatet edhe për dy vjet, ndërkohë që liderët e Kosovës dëshirojnë që misioni të përmbyll mandatin e vet në fund të qershorit.

Një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme tha për dtt-net.com, se EULEX-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionet e Kosovës, dhe se Berlini dëshiron që misioni të vazhdojë punën.

“Për këtë arsye, Gjermania mbështet fuqishëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet, megjithëse thjeshtëson detyrat e saj”, ka thënë burimi.

Qëndrimi gjerman për vazhdimin e mandatit vjen pasi liderët e Kosovës kanë lansuar kampanjën për përfundimin e punës së misionit evropian.

BE-ja ka vazhduar vitin e kaluar mandatin e EULEX-it deri në fund të qershorit të këtij viti.

Ndryshe, EULEX ka nisur punën në Kosovë në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat