Është e kotë të hetohet SHIK-u, ish eprori i saj tregon se kë e ka në dorë kjo organizatë

Aktuale

Është e kotë të hetohet SHIK-u, ish eprori i saj tregon se kë e ka në dorë kjo organizatë

Nga: D.RR Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:23
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të mbledh nënshkrime nga deputetë të Kuvendit të Kosovës për të formuar një komision brenda Kuvendit për hetimin e SHIK-ut.

E ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një statusi në Facebook, thotë është e kotë ta hetoni SHIK-un sot, sepse sipas tij, kjo organizatë ka në dorë Qeverinë, Parlamentin, Presidencën, Gjykatat e shumë tjera që i përmend Miftari.

Postimi i plotë i Miftarit:

Kot e keni ta hetoni SHIK-un sot. Gjersa ai i ka në dorë Qeverinë, Parlamentin, Presidencën, Drejtësinë,Gjykatën Kushtetuese, Kryeprokurorin, Gjykatën Themelore, Prokurorin Speciale, Burgjet,  Policinë, Hetuesin, Prokurorët i ka në grusht, Bankat, PTK, Trepçën, KEK-un, KEC AKI, FSK edhe OJQ,OVL,edhe shoqatat e plumagjive i kanë nën diktatin e  tyre sportin sidomos futbollin dhe gazetat i kanë në shërbim ju nuk mundeni as lëvoren e SHIK-un ta shponi apo ta dëmtoni sot për sot pasi edhe ju "opozitar" shumë nga ju jeni vet të korruptuar dhe të kontaminuar nga krimi i organizuar dhe klanet politike mafioze.

Për dosjet e intrigave që ua kanë thurur dal ngadalë bashkë me UDB-në ,dhe dosjet e korrupsionit dhe seksit që ua kanë bërë përmes degëve të vogla të SHIK-ut , AKI-së dhe Policisë, nuk po kam guxim të ua kujtoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat